- Reklama -

“Meta” i jep fund programit për kontrollimin e fakteve

Shefi ekzekutiv i kompanisë “Meta”, në pronësinë e të cilës është edhe rrjeti “Facebook”, Mark Zuckerberg, ka njoftuar për disa ndryshime në politikat dhe praktikat e moderimit të përmbajtjes, duke cituar ndryshimin e peizazhit politik dhe social si dhe dëshirën për ta përqafuar të shprehurit e lirë.

Zuckerbergu tha se “Meta” do t’i japë fund programit të vet për kontrollimin e fakteve me partnerë të besueshëm dhe do ta zëvendësojë atë me një sistem të drejtuar nga komuniteti, i ngjashëm me sistemin “Community Notes” të rrjetit X, raporton “NBC News”.

- Reklama -

Këto ndryshime do t’i prekin rrjetet “Facebook” dhe “Instagram”, dy platformat më të mëdha sociale në botë, secila me miliarda përdorues, si dhe rrjetin “Threads”.

“Ne do t’u kthehemi rrënjëve tona dhe do të përqendrohemi në zvogëlimin e gabimeve, duke i thjeshtuar politikat tona dhe duke e rivendosur të shprehurit e lirë në platformat tona.

Së pari, ne do t’i heqim kontrolluesit e fakteve dhe do t’i zëvendësojmë ata me shënime të komunitetit, të ngjashme me ato në X, duke filluar në ShBA”, tha Zuckerberg në një video.

Ai i përmendi zgjedhjet si ndikim i rëndësishëm në vendimin e kompanisë dhe kritikoi “qeveri e media të trashëgimisë” se gjoja po shtyjnë “drejt censurës gjithnjë më shumë”.

Tutje, Zuckerbergu tha se sistemet që kompania i kishte ndërtuar për moderimin e platformave të saj po bënin shumë gabime, duke shtuar se kompania do të vazhdojë që ta moderojë në mënyrë agresive përmbajtjen që lidhet me drogën, terrorizmin dhe shfrytëzimin e fëmijëve.

/GazetaSinjali/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Shqiptarja e parë në Chat GPT, Mira Murati largohet nga kjo kompani

Shefja për teknologji e kompanisë OpenAI, Mira Murati, ditë...

“Shqiponjat fluturojnë përsëri” – Bad News Eagles konfirmojnë rikthimin

Bad News Eagles po rikthehen zyrtarisht dhe këtë e...

Çfarë tregon klasa e energjisë e ngrirësit: Një detaj që nuk e keni ditur dhe mund t’ju kursejë para

Klasa e energjisë është një karakteristikë teknike e ngrirësve...

Kush është shpikësi i telefonit celular pa tela?

Martin Cooper, inxhinier i Motorolas, është njeriu që shpiku...

A është më mirë ta fikim bojlerin apo ta mbajmë vazhdimisht të ndezur?

Kemi dëgjuar miliona herë që më mirë është të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort