Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës i ka dërguar Qeverisë së Republikës së Kosovës ftesë për takim për të gjetur një zgjidhje për kërkesat e të punësuarve në tërë sektorin e arsimit dhe të shumë institucioneve të kulturës.
Mësimdhënësit i drejtohen edhe ministrit Sveçla për kërkesat e tyre

“Ua kemi adresuar shumë herë edhe kërkesën tonë modeste për një shtesë në pagë prej 100 euro për të gjithë të punësuarit në arsim e kulturë deri të fillojë aplikimi i Ligjit të pagave, kërkesë kjo e argumentuar nga ngritja e madhe dhe e vazhdueshme me çmimeve të artikujve elementar. Kemi pritur se do të ndodhin takime dhe dialog i mirëfilltë, por deri tani kjo nuk ndodhi .Aq më tepër në përpjekje për të pasur takime dialog i kemi dërguar letra Presidentes së Kosovës dhe Kryetarit të Parlamentit të Kosovës që të shfrytëzojnë pozitivisht autoritetin e tyre dhe të ndihmojnë që të ketë dialog frytdhënës”, thuhet në letrën e tyre.
Përmes kësaj letre ata i kanë bërë apel “Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrit Sveçla, Ministres Nagavci dhe Ministrit Murati që ta shfrytëzojmë edhe këtë javë për dialog, në të kundërtën me datë 2 prill 2022 Kongresi do të merr vendime për veprime sindikale, ashtu siç është deklaruar anëtarësia me shkrim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

