Mërgimtari nga Zvicra është shprehur për Albinfo.ch, se brenda një dite të vetme, është testuar dy herë, në dy laboratorë të ndryshëm duke dalur një herë pozitiv dhe një herë negativ.
Të shumtë janë mërgimtarët të cilët po shprehin pakënaqësi për paskatësi në laboratorët e Kosovës rreth testit pozitiv apo negativ me virusin Covid, transmeton albinfo.ch.
Kreshnik Gashi, mërgimtar nga shteti i Zvicrës është shprehur për Albinfo.ch, se brenda një dite të vetme, është testuar dy herë, në dy laboratorë të ndryshëm duke dalur një herë pozitiv dhe një herë negativ.
“Në spitalin e Prizrenit dola pozitiv, për PCR dhe po në atë ditë e bëra testin në një laborator në qytetin e Rahovecit dhe dola negativ. Problemi është se mezi vendosa për shkak të procedurave të Covid-it për ta vizituar familjen dhe shteti i Kosovës prap me zhgenjeu” shprehet ai në një prononcim për albinfo.ch.
Ai e quan gjithë këtë, një manipulim me mërgimtarët, ku përfshinë edhe agjencionet për qëndrimet e tyre të luhatura rreth të drejtës për udhëtim.
“Për ne si diaspor është një manipulim. Asnjë agjension nuk e thotë se si është realiteti sa i përket PCR testit. Në një agjension në Prizren me thane se nuk pranojnë këtë test, sepse vetëm 4 laboratore janë të lincencuara në Kosovë për testin {CR, gjë që nuk është e vertet, sepse unë po me të njëjtin test fluturova më datën 28.02.2021. pa asnjë problem. Gjithashtu më është konfirmuar edhe nga Aeroporti i Prishtinës, që testi që bëra nga ky laborator vlen” bëri të ditur Gashi.
Mërgimtari shqiptar, shprehet se e gjithë kjo po bëhet për interesa personale dhe perfitime të njëanshme.
“Kjo pakënaqësi vjen për shkak se për interesa personale, që janë në gjendje të bëjnë gjithçka për përfitime”, tregon ai. /Albinfo.ch.