Home PRIZRENI ME RAJON Mërgimtari nga Opoja, dhuron një veturë për nevoja humanitare të KBI-së në Dragash

Mërgimtari nga Opoja, dhuron një veturë për nevoja humanitare të KBI-së në Dragash

0
Mërgimtari nga Opoja, dhuron një veturë për nevoja humanitare të KBI-së në Dragash

Mërgimtari nga treva e Opojës, Naim Mahmut Kryeziu nga fshati Kapre me banim të përkohshëm në Gjermani, ka dhuruar një veturë për Shoqatën Bamirëse ” Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash. Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të KBI-së së kësaj komune.

Postimi i plotë:

Në zyret e Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash ishte për vizitë me shkas z. Naim Mamut Kryeziu xhematli nga fshati Kapre, por që jeton dhe vepron në Gjermani.

Në këtë takim shumë të sinqert dhe vëllazëror u shkembyen përvojat dhe sfidat për t’i quar përpara institucionet fetare islame si në vendlindje ashtu edhe në mërgim, duke theksuar se këtë e kemi amanet.

Naimi me modestinë e cila e dallon i dhuroi Këshillit të Bashkësisë Islame Dragash përkatësishtë Shoqatës humanitare “Bereqeti” – dega në Dragash, një veturë për shërbimet e kësaj shoqate.

Nuk na mbetet asgjë tjetër pos ta lusim Allahun Fuqiplotë që donatorit t’ia ruaj familjen dhe t’ia shtoj mallin e hallallit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here