LAJME

Mërgimtarët s’i ndal koronavirusi, krijohen kolona të gjata në kufirin Hungari-Serbi

Mërgimtarët s’i ndal koronavirusi, krijohen kolona të gjata në kufirin Hungari-Serbi
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Dhjetor 2020, 08:42

Kolona të gjata janë krijuar në pikën kufitare në mes të Hungarisë dhe Serbisë.

Mërgimtarë të shumtë ja kanë mësyrë Republikës së Kosovës.

Pavarësisht që në disa shtete të Evropës numri i të infektuarve me Covid-19 po vazhdon të rritet, kjo nuk i ka ndalur mërgimtarët që të vijnë për pushime në vendlindje.

Llidhur me këtë ka shkruar edhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas raportimeve për radhë të gjata nëpër kufij, të shkaktuara nga bashkatdhetarët të cilët ia kanë mësy Kosovës, meqë në vendet ku jetojnë janë vendosur masa ekstreme me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID në prag të festave të fundvitit.

Pacolli iu ka uruar të gjithëve qëndrim të mirë në Kosovë, dhe sipas tij diaspora është motori i Kosovës që nuk ndalet kurrë.

“Mirë së vini në shtëpi”, ka shkruar Pacolli./FrontOnline/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika