LAJME

Mërgimtarët që erdhën në Kosovë do i lejohet hyrja në shtetin Slloven, pas testit të shpejtë antigjenik në “kufi”

Mërgimtarët që erdhën në Kosovë do i lejohet hyrja në shtetin Slloven, pas testit të shpejtë antigjenik në “kufi”
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Janar 2021, 07:03

Nga sot 2 janari 2021, do të bëhet testimi me test të shpejtë antigjenik, në disa kalime kufitare të shtetit slloven raporton TV Prizreni.

Nëse një person që vjen nga një vend i zonës së kuqe (psh. nga Kosova) dhe hyn në kufirin e jashtëm të Shengen zonës, si dhe gjatë hyrjes nuk arrin të paraqesë një test negativ PCR , ai ose ajo mund të hyjë në Slloveni vetëm në pikat e kalimit kufitar ku sigurohen kushtet për testimin me test të shpejtë antigjenit.

Këto vendkalime kufitare janë:
✨Aeroporti Jožeta Pučnika Lubjanë,
✨vendkalimi kufitar Obrežje,
✨vendkalimi kufitar Gruškovje,
✨vendkalimi kufitar Metlika,
✨vendkalimi kufitar Središče ob Dravi,
✨vendkalimi kufitar Jelšane.

➡️ Personi që kryen test të shpejtë antigjenik në “kufi” dhe ka një rezultat negativ të testit, i lejohet hyrja në shtetin Slloven pa u detyruar te qendroj ne karantin në shtëpi.

Çmimi i këti lloj testimi për momentin në Slloveni thuhet të jet falas por mund edhe të ndryshoj kjo thuhet në faqen zyrtare

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika