Në pikë kalimin kufitar në Morinë janë mbledhur disa mërgimtarë për t’i pritur trupat e pajetë të 10 personave, të cilët humbën jetën në aksidentin e së dielës në Kroaci.
Megjithëse nuk dihet saktë ora se kur pritet të arrijnë trupat e pajetë, ardhjen e tyre në orët e mëngjesit të së mërkurës e ka paralajmëruar mbrëmë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
E për t’i nderuar viktimat e aksidentit të së dielës në Kroaci, disa mërgimtarë që ndodhen aktualisht në Kosovë kishin dalë për t’i pritur në pikëkalimin kufitar Morinë.





