LAJME

Mëngjesi sot me ngrica, gjatë ditës kryesisht me diell

Mëngjesi sot me ngrica, gjatë ditës kryesisht me diell
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Nëntor 2024, 07:55

E mërkura fillon me kushte për mjegull përgjatë ultësirave dhe ngrica të lehta, me minimale që zbresin në -1 e -2C.

Ditën do të mbretëroj mot kryesisht me kthjellime e diell. Herë herë frynë erë e lehtë juglindore e lindore 1-2m/s, megjithëse dominojnë më shumë qetësitë.

Në fundjavë sipas parashikimeve të fundit, vazhdojnë të reshura dëbore kohëpaskohe, duke formuar shtresë dëbore ultësirave, e viseve malore deri në gjysmë metri. Temperaturat maksimale zbresin në 2C e 0C. Nga e premta frynë erë verilindore mesatare dhe mesatarisht e fuqishme, 6-14m/s.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika