LAJME

Memli Krasniqi shkon për ngushëllime në familjen e Kadri Veselit

Memli Krasniqi shkon për ngushëllime në familjen e Kadri Veselit
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Korrik 2021, 14:34

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot për ngushëllime në Mitrovicë, pas vdekjes së Fazli Veselit, që është babai i Kadri Veselit.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga PDK.

“Krasniqi e ka kujtuar bacën Fazli si njeri e baba të fortë, si simbol të rezistencës, i cili i ka edukuar fëmijët e tij me frymën e atdhedashurisë dhe patriotizmit”, thuhet në njoftim.

“Dhimbjen për vdekjen e bacës Fazli e shton mosprezenca e kryetarit Veseli, i cili po gjykohet padrejtësisht në Hagë për luftën çlirimtare. Por, kjo dhimbje shndërrohet në krenari, sepse baca Fazli do të mbahet mend për kontributin e pakursyer dhe bijve të tij për lirinë e Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e PDK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika