Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi po qëndron sot në Skenderaj për të parë nga afër dëmet e mëdha që u shkaktuan qytetarëve të Drenicës nga vërshimet e djeshme.
Bashkë me kryetarin e Komunës, Fadil Nura dhe nënkryetarin Sami Lushtaku, kreu i PDK-së Memli Krasniqi vizitoi lokacionet të cilat janë prekur më shumë nga vërshimet dhe përmbytjet e ditës së djeshme, transmeton klankosova.tv.
“Fatkeqësisht, dëmet janë të mëdha. Fatmirësisht, humbje në njerëz nuk ka. Prandaj, Kryetarin Nura dhe të gjithë zyrtarët komunalë i përgëzova për reagim efikas dhe dinjitoz, brenda mundësive dhe kapaciteteve të tyre, por, mbi të gjitha, që në këtë ditë të vështirë mobilizoi dhe bashkoi të gjithë qytetarët në ndihmë të njëri-tjetrit”, tha Krasniqi.





