LAJME

Memli Krasniqi i bashkohet thirrjes: NATO është në Kosovë, por është koha që Kosova të jetë në NATO

Memli Krasniqi i bashkohet thirrjes: NATO është në Kosovë, por është koha që Kosova të jetë në NATO
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Mars 2022, 07:38

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i është bashkuar thirrjes publike të shumë kosovarëve që Kosova të anëtarësohet në NATO.

Krasniqi tha se “NATO është në Kosovë, por është koha që Kosova të jetë në NATO”.

Memli Krasniqi i është bashkuar nismës së hashtagut #KosovoInNATO, e cila ka filluar në Twitter, por që tashmë po përhapet në të gjitha rrjetet sociale.

Pas kërkesës së djeshme të ministrit të Mbrojtjes, Armend Zemaj që kërkesa që Kosova të anëtarësohet në NATO të trajtohet me urgjencë, tashmë trendi më i ri në rrejtet sociale është pikërisht kjo kërkesë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika