Profesor Meleq Bahtijari, nga fshati Brrut i Opojës, ka mbrojtur me sukses temën e doktoraturës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina ” dhe mori titullin më të lartë “Profesor – Doktor” (Prof.Dr).
Profesor Meleq Bahtijari, ka lindur në fshatin Brrut të Opojës, studimet i kishte filluar në Universitetin e Prishtinës pranë fakultetit të shkencave natyrore në departamentin e Fizikës në vitin 1987 ku edhe diplomoi. Një kohë të gjatë shërbeu si profesor i Fizikës në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Prizren “Luciano Motroni”, ndërsa më pas vazhdoi shkollimin e tij për master në Universitetin e Tiranës ku në vitin 2004 dhe diplomoi. Një kohe ishte asistent dhe ligjërues i angazhuar, ndërkaq, krahas vullnetit të madh që kishte për shkollim në vitin 2008 filloi doktoraturën në një ndër shkollat më të mira pasuniversitare në Ballkan në atë të “Jožef Štefan” Lubljanë, Slloveni, ku edhe mori titullin doktor shkence.





