LAJME

Mehaj: Ushtarakët tanë stërviten për të fituar betejën para se të hyjnë në të

Mehaj: Ushtarakët tanë stërviten për të fituar betejën para se të hyjnë në të
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Tetor 2022, 11:03

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, thotë se ushtarakët kosovarë stërviten për të fituar betejën para se të hyjnë në të.

Mehaj ka bërë të ditur se grupi i radhës i nënoficerëve ka përfunduar me sukses kursin në reagim të parë në fushëbetejë dhe shkathtësi në komunikim.

“Ushtarakët tanë stërviten vazhdimisht për të fituar betejën para se të hyjnë në të. Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, grupi i radhës së nënoficerëve ka përfunduar me sukses të lartë kursin në lidership luftarak, reagim të parë në fushëbetejë dhe shkathtësi në komunikim” ka shkruar Mehaj./Front Online
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika