Bashkësia Islame e Kosovës përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se medresistja nga Prizreni, Erjonë Bresa, është fituese e garës ndërkombëtare të matematikës “Math Kangaroo Kosovo”.
Erjonë Bresa është nxënëse e klasës 11/6 e medresesë Alauddin, paralelja e ndarë fizike në Prizren. Ajo ka arritur rezultate të larta në këtë test. Qëllimi i testit ishte t’i motivojë sa më shumë nxënësit për të studiuar matematikën, shkruan TV Prizreni.
Koordinatori i paralelës së Prizrenit, Almedin Ejupi, ka përgëzuar nxënësen për suksesin e arritur dhe i dëshiroi suksese të tjera në të ardhmen.






