RAJONI DHE BOTA

Mediat kosovare nuk u lejuan të bëjnë pyetje në konferencën Rama-Merkel

Mediat kosovare nuk u lejuan të bëjnë pyetje në konferencën Rama-Merkel
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Shtator 2021, 13:35

Mediat e Kosovës nuk u lejuan të bëjnë pyetje në konferencën e kancelares Angela Merkel dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Përkundër insistimit të gazetarëve kosovarë, nuk i është dhënë fjala asnjërit që të bëjnë pyetje.

Duke njohur pozicionin e Kosovës rreth nismës Open Ballkan, interesimi ishte i madh për pyetje.

Pas Shqipërisë, Kosova kishte numrin më të madh të mediave të pranishme në “Tirana Business Park” ku po zhvillohen takimet e kancelares Merkel me liderët e rajonit./kosovapress/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika