RAJONI DHE BOTA

Osmani merr pjesë në hapjen e “Qatar Economic Forum” në New York

Osmani merr pjesë në hapjen e “Qatar Economic Forum” në New York
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Shtator 2026, 19:55

Ish-Presidentja e Kosovës dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në hapjen e forumit “Qatar Economic Forum, Powered by Bloomberg”, që po mbahet në New York.

Osmani ka thënë se në këtë forum ka marrë pjesë me ftesë të Kryeministrit të Katarit dhe organizatorit Bloomberg.

Sipas saj, në një periudhë të karakterizuar nga ndryshime të mëdha gjeopolitike dhe ekonomike, forumi mbledh liderë politikë, drejtues të institucioneve ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të kompanive të mëdha amerikane dhe ndërkombëtare.

Osmani ka theksuar se diskutimet në forum përqendrohen në sfidat dhe mundësitë që po ndikojnë në ekonominë dhe sigurinë globale.

Ajo ka vlerësuar se pjesëmarrja në këto organizime përbën një mundësi për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare, sigurimin e përkrahjes për Kosovën, si dhe krijimin e mundësive të reja për investime dhe zhvillim.

“Kosova duhet gjithnjë të jetë aty ku diskutohen dhe ndërtohen mundësitë e së ardhmes”, ka shkruar Osmani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika