Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Michigan, është ndalur edhe te vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rama tha se Shqipëria nuk mund të bëjë më shumë sesa t’i qëndrojë në krah Kosovës, ndërsa theksoi se institucionet e Kosovës duhet të përcaktojnë mënyrën e reagimit ndaj aktgjykimit.





