SPORT

Medalistja e bronztë nga botërori i boksit, Donjeta Sadiku, pritet nga ministri, Hajrulla Çeku

Medalistja e bronztë nga botërori i boksit, Donjeta Sadiku, pritet nga ministri, Hajrulla Çeku
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Maj 2022, 12:35

Përmes një postimi në facebook, ministri MKRS, Hajrulla Çeku, ka pritur në zyren e tij fituesen e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të boksit I cili u mbajt në Turqi, Donjeta Sadiku, të cilen e ka uruar për këtë arritje të jashtëzakonshme sportive.

Postimi i plotë

Donjeta Sadiku na solli medalje të bronztë nga Kampionati Botëror i Boksit për seniore Nder dhe kënaqësi të pres në takim boksieren tonë Donjeta Sadikun, trajneren Marjola Sallauka, kryetarin e Federatës së Boksit të Kosovës, Enver Krasniqi, dhe kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.

Jemi krenarë pa fund me punën, përkushtimin e saj dhe të të gjithë sportistëve tanë që janë shndërruar në frymëzim për të gjithë ne me sukseset që po arrijnë.

Donjetës dhe trajneres Sallauka u ndamë shpërblimet shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore në gara ndërkombëtare, ndërsa bashkë do të punojmë që t’i plotësojmë të gjitha kushtet që sukseset e tyre të vazhdojnë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika