KF Liria ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj KF Vjosa të Shtimes, në ndeshjen e zhvilluar këtë pasdite në stadiumin që mban emrin e heroit Përparim Thaçi.
Për fitoren e klubit prizrenas shënuan Drin Ymeri dhe Fitim Susuri, duke i siguruar Lirisë triumfin në këtë përballje.
Nga klubi prizrenas kanë bërë të ditur se kjo fitore i dedikohet heroit Përparim Thaçi, në përvjetorin e ditëlindjes së tij, i cili dha jetën për lirinë e Kosovës.
“Emri yt na frymëzon të luftojmë deri në fund. Heronjtë kanë vetëm ditëlindje”, thuhet në mesazhin e klubit pas fitores.