LAJME

FC Liria përforcohet me sulmuesin francez Jacques Bayo

FC Liria përforcohet me sulmuesin francez Jacques Bayo
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Shtator 2026, 15:04

Klubi prizrenas FC Liria ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit francez Jacques Armand Thierry Bayo Mben, i cili i është bashkuar skuadrës prizrenase.

Bayo, 29-vjeçar i lindur në Paris, luan në pozitën e qendërsulmuesit dhe është 1.86 metra i gjatë. Ai ka përvojë në futbollin spanjoll, islandez dhe maltez.

Gjatë karrierës së tij, sulmuesi francez ka qenë pjesë e disa klubeve në Spanjë, përfshirë Hércules CF B, CP Villarrobledo, UD Socuéllamos, UP Langreo, AD Llerenense, UD Llanera dhe CF Villanovense.

Së fundmi, Bayo ishte pjesë e klubit maltez Birkirkara FC, që garon në Premier League të Maltës.

Me transferimin te FC Liria, sulmuesi francez do ta vazhdojë karrierën e tij në futbollin kosovar, duke nisur një kapitull të ri me skuadrën bardhezi nga Prizreni.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika