Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e formularëve me rezultatet për kandidatët për deputet të subjekteve politike në vend, një gjë të tillë ka bërë edhe për komunën e Dragashit, atje Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë e treta si parti duke marr 2.214 vota ose 19.63% të totalit të përgjithshëm.
Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti nuk ka arritur që të jetë më i votuari nga partia e tij duke marr 1325 vota.
Më i votuari në Dragash është kandidati për deputet, Bexhet Xheladini me 1766 vota, e që pas tij vjen Hatim Baxhaku me 1394 vota.





