LAJME

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Korrik 2026, 17:49

Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfaqësuar Republikën e Kosovës në aktivitetin “International Cultural Evening”, të organizuar në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Londër, kadetët prezantuan kulturën dhe identitetin e vendit përmes gastronomisë tradicionale, veshjeve kombëtare, promovimit të potencialit turistik, si dhe historisë dhe trashëgimisë kulturore të Kosovës para pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës.

Në mbështetje të këtij aktiviteti morën pjesë edhe Atasheu i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, nënkolonel Ilir Beqiri, si dhe zëvendëskonsulli Ilir Bytyqi.

Ambasada theksoi se pjesëmarrja e kadetëve të FSK-së në një institucion prestigjioz si Akademia Mbretërore Ushtarake Sandhurst dëshmon profesionalizmin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe përkushtimin e shtetit për forcimin e partneritetit me Mbretërinë e Bashkuar dhe avancimin e orientimit euroatlantik.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika