Ky dimër solli më pak borë në kontinentin e vjetër, çka po shihet qartë sidomos ne shumë resorte europiane të skive nga Gjermania, e Francë e në Republikën Çeke, shpatet e të cilave po arrijnë të mbulohen vetëm me borë artificiale.
Ndikimi i efektit serë mbi klimën sa vjen e bëhet më i prekshëm, e temperaturat janë mjaftueshëm të ngrohta sa për të shkrirë borën. Në shumë shtete, në vend të saj, po bie shi. Pasojat e kësaj situate shkojnë përtej sporteve dimërore, thotë ekspertët, duke dëmtuar si biodiversitetin, ashtu edhe furnizimin me ujë.





