LAJME

Me flamur të UÇK-së, Endrit Thaçi shkoi para selisë së Speciales, në përkrahje të babait

Me flamur të UÇK-së, Endrit Thaçi shkoi para selisë së Speciales, në përkrahje të babait
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Nëntor 2020, 10:33

Ish-komandanti Suprem i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, është paraqitur dje në seancën e parë gjyqësore në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë.Në këtë seancë, Thaçit iu lexua aktakuza nga Nicolas Guillou, gjyqtari i procedurës paraprake.

Me të përfunduar paraqitja e aktakuzës, Thaçi deklaroi se i ka lexuar ato dhe se i hedh poshtë të gjitha. Ndër të tjerash ai tha se nuk ndjehet fajtor për akuzat me të cilat po ngarkohet.

Përderisa Thaçi ishte brenda në sallë, jashtë objektit të Speciales ishte edhe djali i tij, Endriti i cili udhëtoi për ta përkrahur Thaçin në këtë proces gjyqësor.Në një fotografi të realizuar nga AP, Endriti shihet pranë disa përkrahësve të tjerë të Thaçit, e ku nuk munguan as flamujt Kuq e Zi.

Përpos Thaçit dhe Jakup Krasniqit të cilët u paraqitën në seancat e tyre të para gjyqësore dje, sot para trupit gjykues në Speciale do të dalë edhe ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika