Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të hënën e ardhshme.Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duhet të jenë aty për të dhënë sqarime për qytetarët rreth gjendjes së vaksinave kundër COVID-19.
Tahiri ka thënë se partia e tij e ka shprehur mllefin dhe pakënaqësinë e tyre për vonesën e sigurimit të vaksinave nga institucionet kosovare.
Më 26 prill mbahet seancë në Kuvend për vaksinat

“Nuk po shohim angazhim më serioz siç po shohim në rajon. Jemi të fundit në Europë për sigurimin e vaksinave për shkak të njerëzve të papërgjegjshëm”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Në Zatriq të Rahovecit inaugurohet Parku i Erës me kapacitet prej 70 MW

Tenderi afro 400 mijë eurosh për kamionë në Eko Regjion, aktakuzë ndaj tre personave

Instituti i Kërkimeve Arsimore: Një e treta e të rinjve europianë janë “analfabetë funksionalë”

