Përmes faqes zyrtare të komunës së Prizrenit, bëhet e ditur se më 12.03.2024 (e martë), në orën 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës, në “Shtëpinë e Bardhë”, do të vazhdoj mbledhja e datës 06.03.2024, e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, me këto pika të mbetura, të pa shqyrtuara të rendit të ditës:
– Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit mbi vendosjen e reklamave në territorin e Komunës së Prizrenit;
– Vazhdim i diskutimit të raportit për 6 (gjashtë) mujorin e dytë të Kryetarit të Komunës;
– Raporti financiar për periudhën tetor-dhjetor 2023;
– Raporti për zbatimin e planit të integritetit në Komunën e Prizrenit, për vitin 2023;
– Raportet e punës të Komiteteve të themeluara nga Kuvendi i Komunës, për vitin 2023:
Komitetit për Politike dhe Financa,
Komitetit për Komunitete,
Komitetit për Arsim,
Komitetit për Shëndetësi.
Për pikat e lartcekura të rendit të ditës, për shqyrtim, diskutim dhe miratim është i njëjti material që është dërguar paraprakisht, thuhet në fund të këtij. Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.