Një 18-vjeçar është mbytur në plazhin e Durrësit mesditën e së enjtes.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, 18-vjeçari me inicialet A.K. hyri në det t’i shpëtonte dy fëmijë të moshës 15-vjeçare.
Të miturit ia dolën të dilnin nga deti.
Pas momentit të shpëtimit të të miturve e gjithë vëmendja e pushuesve ka qenë te ta dhe askush nuk e ka vënë re 18-vjeçarin, trupi i të cilit u gjet disa orë më pas nga Policia.