Policia e Kosovës i ka mbyllur të premten objektet e Qendrës për punë sociale në Mitrovicë të Veriut, të cilat funksiononin në kuadër të sistemit paralel serb, për shkak të dyshimit se aty janë kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”.
Lidhur me këtë rast kanë reaguar edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Përfaqësia diplomatike amerikane në Prishtinë, përmes një postimi në platformën sociale “X”, e ka cilësuar këtë si një hap të pakoordinuar, i cili mund të ketë pasoja të padëshiruara për Kosovën.





