LAJME

Mbyllet me sukses Prizren Rock & Blues Music Festival, Totaj: Shihemi në edicionin e ardhshëm

Mbyllet me sukses Prizren Rock & Blues Music Festival, Totaj: Shihemi në edicionin e ardhshëm
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Korrik 2026, 17:52

Është përmbyllur me një atmosferë festive edicioni i sivjetmë i Prizren Rock & Blues Music Festival, duke mbledhur për tri net me radhë artistë të njohur dhe adhurues të muzikës në zemër të Prizrenit.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vlerësuar organizimin e festivalit, duke theksuar se ngjarja u karakterizua nga energji e jashtëzakonshme dhe performanca të nivelit të lartë.

Sipas tij, në natën përmbyllëse skena kryesore u dominua nga koncertet e Dire Straits Legacy, Telex dhe Beska & All Star Band, ndërsa në skenën “Sunset Stage” publiku u argëtua nga Urban Band & Flavia Zare dhe Dhjetori.

Totaj u shpreh se ishte një kënaqësi e veçantë që për tri net me radhë qytetarët dhe vizitorët ndanë së bashku emocione, muzikë cilësore dhe momente të paharrueshme në Prizren.

Ai falënderoi artistët, organizatorët dhe publikun për kontributin në suksesin e festivalit, duke theksuar se kjo ngjarje është shndërruar në një nga aktivitetet më të rëndësishme kulturore të qytetit.

“Shihemi në edicionin e ardhshëm”, përfundoi mesazhin e tij kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika