Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot për të diskutuar rreth masave anti-Covid që do të vlejnë ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor.
Nga burime brenda Qeverisë së Kosovës, Express mëson se Qeveria pritet të marrë vendimin për heqjen e kufizimit të lëvizjes për personat që do të angazhohen zyrtarisht në organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Personat e angazhuar në ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor, do të lejohen të lëvizin edhe pas orës 22:00, kur është e ndaluar për qytetarët tjerë.





