Sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u mbajt takimi në mes të drejtuesve dhe pëfaqësuesve të insitucioneve të ndryshme për të diskutuar për përgatitjet, bashkëpunimin dhe bashkërenditjen e aktiviteve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen, më 9 shkurt 2025.
Në këtë takim, përveç kryesuesit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, morën pjesë Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Artan Abazi dhe koordinatorja nga ky institucion, Fatime Dërmaku dhe kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Zenel Leku.





