LAJME

Mbi 800 dënime brenda 24 orëve, për mosrespektim të masave anti-COVID

Mbi 800 dënime brenda 24 orëve, për mosrespektim të masave anti-COVID
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Nëntor 2020, 08:36

Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 806 tiketa për mosrespektim të ligjit COVID-19.Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë COVID-19.

Ndërsa, në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika