LAJME

Mbi 200 ushtarë italianë vijnë në Kosovë, KFOR thotë se janë të gatshëm të ofrojnë siguri

Mbi 200 ushtarë italianë vijnë në Kosovë, KFOR thotë se janë të gatshëm të ofrojnë siguri
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Janar 2025, 17:37

KFOR përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se misioni është përforcouar edhe me 200 forca të tjera shtesë që sot kanë zbarkuar nga Italia.

Bëhet fjalë për ushtarë të brigadës së mekanizuar e këmbësorisë italiane “Sassari”, të cilët do të kryejnë një numër të madh aktivitetesh dhe bashkë me trupat e tjera të KFOR-it do të dislokohen dhe do t’i përgjigjen secilit zhvillim të rëndësishëm për situatën e sigurisë, përfshirë edhe gjatë periudhës së zgjedhjeve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika