Teksa infektimet me koronavirus po vazhdojnë të rriten anë e mbanë botës, njësoj po rritet edhe numri i pacientëve që po shërohen.
Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 112 milionë e 143 mijë e 185 persona, kanë vdekur 2 milionë e 481 mijë e 762 persona dhe janë shëruar 87 milionë e 542 mijë e 830 pacientë, njofton Klan Kosova
Rajoni më i goditur në botë nga COVID-19 mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 28 milionë e 791 mijë e 466 të infektuar, 511 mijë e 779 pacientë të vdekur dhe 19 milionë e 1 mijë e 650 të shëruar.





