Që nga 13 marsi i vitit 2020-të, kur edhe u paraqitën rastet e para pozitive me koronavirus, numri i të infektuarve me këtë virus në Kosovë ka shkuar në 75 mijë e 380.Gjatë kësaj periudhe në Kosovë 1 mijë e 682 qytetarë nuk munden t’i mbijetojnë këtij virusi vdekjeprurës. COVID-19 të enjten i mori edhe jetën e një 16 vjeçari nga Komuna e Vitisë, të cilin rast e konfirmoi drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.Ndërkohë që në vend janë 10 mijë e 318 raste aktive me Covid-19.
Mbi 10 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.621 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 632 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Totaj me bashkëpuntorë viziton fermerin, Isen Islamaj, në lagjen “Bajram Curri”

Kosova dhe Shqipëria bashkojnë forcat për “Prishtina 2030”, intensifikohen përgatitjet për Lojërat Mesdhetare

KQZ nesër tërheq shortin për renditjen e partive në fletëvotim

