Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se do të mbesin në fuqi akoma masat kundër COVID-19 që kanë hyrë në fuqi nga e hëna e javës së kaluar, ato do të zgjasin deri më 13 shtator.
Mbesin akoma në fuqi masat e fundit kundër COVID-19

Hoti për Klan Kosovën ka deklaruar se nuk u vendos asnjë ndryshim sa i përket këtij vendimi të fundit të Qeverisë në mbledhjen e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19, e cila u mbajt sot.
“Mbledhja është përfunduar, kishte raportim të institucioneve. Tani për tani, mbetet në fuqi vendimi për shkollat, ndërsa ditëve në vijim do të monitorohet ecuria e situatës epidemiologjike. Tani për tani, mbesin në fuqi masat nga vendimet e fundit të Qeverisë lidhur me COVID-19”,ka thënë Hoti,
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

