LAJME

Mbërrin dozat e para të vaksinës anti-COVID në Shqipëri, Rama: Nuk i dhurojmë dot vaksina Kosovës

Mbërrin dozat e para të vaksinës anti-COVID në Shqipëri, Rama: Nuk i dhurojmë dot vaksina Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Shkurt 2021, 20:20

Kanë mbërritur edhe dozat e para të vaksinës anti-COVID në Shqipëri.

Për t’i pritur në Aeroportin e Rinasit ka shkuar kryeministri Edi Rama.

Me Pfizer Shqipëria ka lidhur një kontratë, në bazë të së cilës ngarkesa e parë do ishte 10 mijë e 530 doza me vlerë 12 dollarë apo afro (10 euro) doza, kurse në total 499 mijë e 590 doza.

Rama me këtë rast tha se tani nuk mund të dhurohen vaksina për mjekët nga Kosova, por se 50 prej tyre i pret për t’u vaksinuar në Tiranë.

“Ne jemi në kushtet kur procesin e vaksinimit e kemi garantuar dhe do ta vazhdojmë falë faktit që nuk e lamë veten ne dore te te tjerëve. Nuk pritem COVAX, eshte në një proces që nuk duket akoma se ku e ka fillimin, jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta, por nuk janë të qartë e s’japin asnjë sinjal qartësie. Kjo është situatë dinamike ndryshon nga dita në ditë”.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika