Të hënën u mbajt takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë.
Sipas njoftimit të komunës, gjatë takimit u shqyrtuan aktivitetet e realizuara sipas Planit të Punës për periudhën Janar–Maj 2026, si dhe u diskutuan aktivitetet e planifikuara për muajt në vijim.
Po ashtu, pjesë e diskutimeve thuhet se ishin shpërndarja e subvencioneve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, themelimi i Këshillave Rinore Komunale dhe përgatitjet për draft-buxhetin komunal për vitin 2027.
“Forumi vazhdon të shërbejë si një mekanizëm i rëndësishëm bashkëpunimi e dialogu ndërmjet institucioneve komunale dhe shoqërisë civile në funksion të zhvillimit të komunitetit.” – thuhet në njoftim.