Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, në bashkëpunim me Shoqata e Kimistëve të Kosovës, ka organizuar sot garat komunale të Olimpiadës së Kimisë për nxënësit e klasave të X-ta, XI-ta dhe XII-ta.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë gjithsej 41 nxënës nga shkollat e mesme të larta të Komunës së Prizrenit, të cilët kanë garuar në njohuritë e tyre në fushën e kimisë.
Sipas organizatorëve, nxënësit që do të zënë vendin e parë, të dytë dhe të tretë në secilën prej klasave do të përfaqësojnë Komunën e Prizrenit në garat republikane të Olimpiadës së Kimisë, të cilat do të mbahen më 25 prill 2026 në Prishtinë.






