Policia e Kosovës ka njoftuar se në ditët e fundit, qytetarë dhe biznese raportojnë raste të mashtrimit që kryhen në emër të ndihmës financiare për persona të tretë.
Policia ka bërë të ditur se sipas deklarimeve të palëve të dëmtuara, është konstatuar se persona të panjohur, për momentin, i kontaktojnë qytetarët përmes telefonit, duke përdorur aplikacione si Viber, ëhatsApp etj., me numra telefonikë nga shtete fqinje (Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi), dhe kërkojnë ndihmë financiare në emër të personave të tretë.





