Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se, me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira dhe përzgjedhjes së teksteve më të përshtatshme shkollore, më 1 korrik të këtij viti, e ka dërguar në Drejtoritë Komunale të Arsimit katalogun e teksteve shkollore për klasat 1-5 për vitin shkollor 2025/2026, si dhe linqet e teksteve fituese të shtëpive botuese për mësimdhënësit.
MAShTI u ka dërguar DKA-ve katalogun e teksteve shkollore për t’u përzgjedhur nga mësimdhënësit

“Konform legjislacionit në fuqi, mësimdhënësit (aktivat profesionale) duhet t’i përzgjedhin tekstet me të cilat duan të punojnë gjatë vitit të ardhshëm shkollor vetëm nga katalogu i aprovuar nga MAShTI. Ky proces eshtë duke u monitoruar nga MAShTI. Presim nga mësimdhënësit që t’i vlerësojnë dhe përzgjedhin tekstet më të përshtatshme”, shkruan MAShTI.
Afati i dorëzimit të katalogut në MAShTI është data 15 korrik.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

