LAJME

Masat ndaj koronavirusit: Rreth 200 mijë gjoba për nëntë muaj

Masat ndaj koronavirusit: Rreth 200 mijë gjoba për nëntë muaj
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Maj 2021, 10:59

189 mijë e 931 gjoba janë shqiptuar nga policia për mosrespektimin e masave anti-COVID që nga muaji gusht i viti 2020 e deri më tani.

Policia e Kosovës në një përgjigje për Klankosova.tv ka bërë të ditur se kjo shifër është arritur nga shqiptimi i gjobave në tërë territorin e Kosovës.

Në ndërkohë që bazuar në ligjin për koronavirus, forcat e rendit vetëm në 24 orët e fundit kanë shqiptuar 792 gjoba, një më shumë se në 24 orët e kaluara.

Policia thekson se po vazhdon angazhimet e saja sipas planifikimeve operacionale, përfshirë edhe veprimet e përbashkëta me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika