Home LAJME Masat e reja anti-COVID të miratuara nga Qeveria

Masat e reja anti-COVID të miratuara nga Qeveria

0
Masat e reja anti-COVID të miratuara nga Qeveria

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur sot, janë miratuar masat e reja anti-COVID, të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndër masat e reja është ndalimi i ahengjeve e dasmave, si dhe kufizimi i orarit të gastronomisë.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga 20 gushti. Këto masa janë marrë pas rritjes së rasteve të reja me koronavirus. Të mërkurën janë raportuar 2110 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Siç ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, 99 për qind e mostrave që janë dërguar jashtë për t’u analizuar kanë rezultuar me variantin Delta.

Të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nga zonat me rrezik të lartë duhet të kenë një test PCR të bërë jo më të vjetër se 72 orë.

Po ashtu ndalohet hyrja pa maskë në ambiente të mbyllura. Mbajtja e maskës është e obligueshme në çdo rast me përjashtim gjatë ecjes jashtë vetëm, gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo në një grup me katër persona, gjatë vrapimit, çiklizimit apo ushtrimeve fizike dhe gjatë ngrënies apo pijes.

Institucionet publike dhe private të arsimit do të vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës të arsimit. Do të ndalohen ekskurzionet dhe shëtitjet grupore.

Nga 20 gushti deri më 1 shtator ndalohet veprimtaria e klubeve të natës, dasmave, fejesave e ahengjeve familjare. Gjatë kësaj periudhe në aktivitetet sportive e kulturore ku kapacitet mbi 100 persona, mund të hyhet me certifikatë të vaksinimit, test PCR apo test serologjik, apo edhe test të shpejt antigjen jo më të vjetër se 48 orë.

Shërbimet e gastronomisë do të punojnë deri në ora 22:30, ndërsa në hapësirat e mbyllura lejohet shfrytëzimi deri 50 për qind të kapacitetet, ndërsa në hapësirat e hapura deri 70 për qind të kapacitetit. Duhet siguruar distanca mes tavolinave të jetë së paku një metër, e në hapësira të mbyllura nuk lejohen mbi 4 persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here