Aktivistë të mbrojtjes së të drejtave të grave kanë nisur marshin protestues nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa kanë ndaluar para objektit të Qeverisë.
Protestuesit kanë kërkuar trajtim urgjent të rasteve të vrasjes së grave dhe parandalim të tyre.

Protestuesit kanë kërkuar trajtim urgjent të rasteve të vrasjes së grave dhe parandalim të tyre.
Ndër kërkesa të tjera ishte, krijimi i një departamenti brenda MPB-së për parandalim të femicidit, monitorim dhe shkarkim të Gjyqtarëve, Prokurorëve, dhe Policëve të Kosovës që nuk i trajtojnë rastet me seriozitet dhe ndjeshmëri gjinore, sipas Kodit Penal të Kosovës dhe Konventës së Stambollit, llogaridhënie nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, dhe Inspektorati Policor për këto raste të shkeljeve, plan konkret nga Qeveria e Republikës së Kosovës për luftimin e dhunës me bazë gjinore, etj.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.



