LAJME

Maqedonci: FSK-ja po mbështet autoritetet civile për kërkimin e mërgimtarit në liqenin e Ujmanit

Maqedonci: FSK-ja po mbështet autoritetet civile për kërkimin e mërgimtarit në liqenin e Ujmanit
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Korrik 2025, 09:35

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se Njësitet e specializuar të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot në mëngjes janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit në Komunën e Zubin Potokut.

Maqedonci ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile.

“Në këtë aspekt në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK kanë filluar operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejtë të nxirret trupi i mërgimtarit dhe ti lehtësohet dhimbja familjes”- ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika