LAJME

Maqedonci e Jashari priten në DASH, flasin për zbarkime të FSK-së me trupat amerikane në misione ndërkombëtare

Maqedonci e Jashari priten në DASH, flasin për zbarkime të FSK-së me trupat amerikane në misione ndërkombëtare
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Janar 2025, 18:10

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, bashkë me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, janë pritur në takim nga Ndihmës Sekretari i Shtetit, Alexander Kasanof, në Departamentin e Shtetit.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se gjatë takimit është ritheksuar vazhdimi i mbështetjes së diplomacisë amerikane në aspiratën e Kosovës për integrim në strukturat euro-atlantike.

Shkrimi i plotë nga MinistriMaqedonci:

Në Departamentin e Shtetit, për tu takuar me Zëvendës Ndihmës-Sekretarin e Shtetit, Alexander Kasanof.

Në frymën e aleancës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ritheksuam rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së diplomacisë amerikane në aspiratën e vendit tonë për integrim në strukturat euro-atlantike dhe veçanërisht në NATO.

Diskutuam me z. Kasanof, së bashku edhe me Komandant Jasharin, për bashkëzbarkimet e planifikuara të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione ndërkombëtare me trupat amerikane, një e arritur historike kjo, që do t’ia shtoj ndërveprueshmërinë në aspektin ushtarak FSK-së si dhe do ta fuqizoj subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, si vend kontribues për paqe në botë.Nga Amerika për Kosovën!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika