Shefi i Qeverisë Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur edhe për kërkesën e QUINT-it rreth tokës së manastirit në Deçan.
Manastiri i Deçanit, Kurti: Ka shkelje procedurale të aktgjykimit, priftërinjtë e Kishës Ortodokse s`po duan të takohen me mua

“Aktgjykimi i i kushtetueses? A nuk janë të ndarë pushtet, pse kaq shumë kërkesa në drejtim të Qeverisë kur pushtete janë të ndarë. Ka shkelje procedurale në aktgjykim…nuk është manastiri i Deçanit palë, është Kisha ortodokse… AKM nuk mund të na përfaqësojë neve pas shpalljes së pavarësisë e kemi AKP.
Qeveria i mbahet drejtësisë, nuk angazhohemi në logjik pazaresh as brenda e as jashtë vendit. Nëse ka nevojë për më shumë komunikim e kemi shprehur gatishmërinë tonë, kam kërkuar nga priftërinjtë e kishës ortodokse të nisim dialog, ata nuk po e pranojnë këtë, priftërinjtë kishës ortodokse nuk po e kanë gatishmërinë të takohen me mua … janë takuar me të gjithë kryeministrat e më hershëm, përveç meje”, tha ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

