Policia ka njoftuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në Malishevë mbrëmë rreth orës 19:00.
Sipas Policisë janë arrestuar dy të dyshuar pasi që qeni i njërit të dyshuar ka kafshuar djalin e të dyshuarit tjetër, ndërsa ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri qenin duke e vrarë.
Policia njofton se është kontrolluar shtëpia e njërit të dyshuar me ç ‘rast janë gjetur dhe konfiskuar një armë me dy karikatorë me 29 fishekë dhe një armë gjuetie, dhe një gëzhojë.
Me vendim te prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.Rasti po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.