Nikolla Petroviç, ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook, një ngjarje interesante të cilën e përjetoi në afërsi të qytetit të Tetovës, në Maqedoni të Veriut.
Petroviç, ka rrëfyer ngjarjen e tij e cila i ndodhi gjatë një udhëtimi. Ai ka treguar se ka pasur një problem me makinën e tij, gjatë udhëtimit, me ç’rast iu është dashur të ndalojë dhe të kërkojë ndihmë nga njerëzit përreth, e në ndihmë i dolën, 10 persona, në mesin e tyre 9 shqiptarë.
“Tundimet janë një pjesë e udhëtimit. Diçka ma shpërtheu gomën pranë Tetovës dhe të dielën vullkanizatorët në rrugë nuk punojnë. Pasi e nxora rrotën ndihmëse, 10 persona (9 prej tyre shqiptarë) u ndalën për të më pyetur nëse kisha nevojë për ndihmë“, ka shkruar Petroviç






