Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje këtë të martën që rrugët e ndihmës për në Gaza të rihapen si një çështje “urgjence absolute” për të lejuar ndihmat thelbësore për civilët e goditur nga lufta.
Macron: Rrugët e ndihmës për në Gaza të rihapen si një çështje e urgjencës absolute

Macron në një konferencë për shtyp në Lubjanë, së bashku me kryeministrin slloven, Robert Golob, tha se situata në Gaza mbetet shumë e rëndë.
“Ne dëshirojmë të mbetemi të përkushtuar, së bashku me partnerët tanë evropianë, arabë dhe amerikanë, për të siguruar ndihma menjëherë, dhe kjo është një çështje urgjente. Rihapja e rrugëve duhet bërë si një veprim i menjëhershëm, në mënyrë që ndihma, ushqimi dhe nevojat themelore t’i çohen popullsisë në Gaza”, u shpreh Macron.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

